Ibrahimovic ka vetëm një kusht për tu transferuar tek Manchester United

157

Zlatan Ibrahimovic mund të transferohet tek skuadra angleze Manchester United për sezonin tjetër. Siç raporton Sky Sport, Ibra ka vetëm një kusht për të nënshkruar me “djajtë” e kuq, transmeton Gazeta Sheshi.

Sulmuesi suedez kërkon që klubi nga Old Traford ta pushojë nga puna trajnerin holandez Louis van Gaal me të cilin kishte probleme tek Ajaxi në vitin 2004. Ibra kërkon që në krye të skuadrës të vije portugezi Jose Mourinho, me të cilën ka mardhënie fantastike, pavarësisht ndarjes me të në vitin 2010-të tek Inter.

Ibrahimovic gjithashtu ka theksuar faktin se do ishte i lumtur të luajë në Ligën Premier, madje ka lavdëruar disa nga lojtarët e United sikurse Juan Manuel Matan.

/Gazeta Sheshi/