“Ibrahimovic ka marrë doping”

106

Akuza të ashpra janë hedhur në drejtim të Ibrahimoviçit nga ish-trajneri i Kombëtares suedeze të Atletikës, Ulf Karlsso i cili ka deklaruar për të përditshmen “Aftonbladet” se sulmuesi i PSG-së ka përdorur substanca të palejueshme në kohën kur luante për Juventusin.

“Sipas meje Zlatan Ibrahimovic dopohej kur luante te Juventusi. Zlatan shtoi 10 kilogramë në 6 muaj te Juventusi, dhe kjo fizikisht nuk është e mundur. Sipas meje ai dopohej. Ky është opinioni im.

Nuk është një akuzë personale në drejtim të Zlatan. Unë po  flas për sportet e skuadrave, klubet kontrollohen më pak në krahasim me sportistët e tjerë si atletët apo skiatorët për shembull.

Nuk është e mundur të shtosh 10 kg në kaq pak kohë. Dhe shikoni Albin Ekdal. Ai shtoi 8 kg në 6 muaj në të njëjtin klub. Besoj se diçka e tillë në atë kohë ishte në kulturën e Juventusit, Kishin një mjek që u pezullua për 22 muaj”, tha Karlsson.