Ibra refuzon Mourinhon, nuk udhëton në Kinë

267

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq, nuk ka udhëtuar për në turneun parasezonal në Kinë me klubin e tij të ri të Manchester United për arsye të pushimeve të zgjatura pas kampionatit evropian në Francë.

Ai nuk figuron në listën prej 25 lojtarësh të përzgjedhur nga trajneri portugez, Jose Mourinho, të publikuar nga klubi të martën.

Wayne Rooney, Marcus Rashford, Chris Smalling, David De Gea dhe Paddy McNair, të cilët u largua nga Euro pas ish-sulmuesit të Paris Saint Germain, janë të përfshirë në listën për në Kinë.

Suedezi do të mungojë gjithashtu në derbin e parë ndaj City më 25 korrik në Pekin. Një ndeshje tjetër ndaj Dortmund në Shanghai më 22 korrik, është në programin e anglezëve.

Ibrahimoviq, 34-vjeç, do të veshë për herë të parë fanellën e Manchesterit më 30 korrik në ndeshjen ndaj Galatasarayt në Göteborg, në Suedi, dy javë para se të nisë Premier Liga.

Francezët Anthony Martial e Morgan Schneiderlin, finalistë në Euro, nuk janë pjesë e udhëtimit, ashtu si dhe gjermani Bastian Schweinsteiger dhe italiani Matteo Darmian.