Ibra befason të gjithë me deklaratën e tij

176

Zlatan Ibrahimovic i shtang të gjithë duke e kthyer në një thriller të vërtetë të ardhmen e tij. Suedezi që vetëm një ditë më parë ishte shprehur se mund të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm, që nga grumbullimi i tij me kombëtaren dha një deklaratë surprizuese.

“Gjithçka mund të ndodhë, më mirë ta lësh futbollin kur je ende në formë të mirë. Njerëzit kështu do të kujtojnë më mirë se cfarë kam bërë në vitet e fundit. Të shohim se cfarë mund të ndodhë. E ardhmja duket pozitive dhe është tashmë e vendosur, këtë mund të them”.

Zlatan në këtë mënyrë krijon idenë e një tërheqje të mundshme nga futbolli që këtë verë, por është e vështirë të deshifrosh me siguri fjalët e tij me bomberin që në këtë episod duket i pamarkueshëm si në fushën e blertë edhe para mikrofonit. Ajo e tija mund të jetë edhe një strategji sa për të “ngritur temperaturat” ndoshta për të arritur te një kontratë stratosferike. Ndoshta, pasi mund të mësohemi edhe me idenë e një futbolli pa Zlatan Ibrahimovic. Të shohim.