Ia shpëtoi karrierën gruaja, ish-futbollisti i Milanit rrëfen si pa vdekjen me sy në moshën 21-vjeçare

303

Thiago Silva ishte vetëm 21 vjeç kur, si një lojtar i ri premtues zbuloi se ai ishte sëmur me tuberkuloz. Ishte viti 2005 dhe karriera e mbrojtësit brazilian ishte gati për të marrë hov, por turbekulozi prishi çdo plan të futbollistit brazilian. Mjekët tentuan të hiqnin një pjesë të mushkërive për të shpëtuar. Por nëna, Angela dhe gruaja e tij, Isabelle, e bindën mbrojtësin që të refuzonte, pasi një operacion i tillë do të thoshte lamtumirë paraprakisht në karrierën e tij të futbollit.

Kurimi nis në Rusi dhe ditët e para e frikësojnë shumë futbollistin. I vetëm në një dhomë spitali, me familjen larg, pa ditur gjuhën. Sëmundja është ngjitëse dhe izolimi është total.Përmirësime nuk ka dhe më pas Thiago Silva dërgohet në Lisbonë ku e vazhdon mjekimin në një vend me klimë më të mirë dhe ku e kuptojnë se çfarë thotë. I duhen diku te 6 muaj për t’iu rikthyer sërish jetës normale sportive dhe vetë lojtari tregon se ditët e para kur nisi të ecte mezi mbushej me frymë sapo bënte disa hapa.

Më vonë u bë një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim, por Thiago Silva në Rusi nuk luajti asnjë ndeshje dhe qe në rrezik për jetën. Një mrekulli e vërtetë për Thiago Silvan, i cili ka bërë një karrierë mbresëlënëse me Milan e PSG dhe në moshën 36 vjeçare mbetet një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij.