I çmendur Ibrahimovic: kërkon 40 milionë euro në sezonë

158

Ndoshta mund të jetë një prilli (dita e gënjeshtrave), mirëpo kur bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovicin me pak gjëra mund të bësh shaka. Sipas Daily Star, sulmuesi suedez ka kërkuar 40 milionë euro sezonë për të gjithë skuadrat e Ligës Premier që janë të interesuara të kenë shërbimet e tij, transmeton Gazeta Sheshi.

Një informacion që vjen nga Kina duket edhe më i qmendur. Në superligën e futbollit kinez, ka skuadra që janë të gatshme ti ofrojnë Ibras 65 milionë euro në vit, mirëpo suedezi nuk dëshiron të lëvizë nga Europa.

Shifrat duken tejet të ekzagjeruara, pasi bëhet fjalë për një sulmues 34 vjeçar, i cili veçse ndodhet në fundin e karrierës së tij. Arsenal, Manchester United dhe Chelsea janë të interesuara për shërbimet e tij, mirëpo nuk japin më shumë se 20 milionë euro në sezonë.

/Gazeta Sheshi/