Hyseni vërshohet nga ofertat pasi që u largua nga Llapi

778

Vajtjet dhe ardhjet në afatin kalimtar të verës po bëhen shumë interesante këtë vit në futbollin kosovar.

Muhamet Hyseni ka njoftuar ditë më parë se nuk ka arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin me Klubin Futbollistik “Llapi”.

Hyseni ka kaluar tri sezone me skuadrën llapjane ku arriti ta fitoi edhe Kupën e Kosovës edicionin e fundit.

Gazeta “Sheshi” merr vesh se futbollisti është vërshuar nga ofertat e shumta për t’i siguruar shërbimet e tij.

Sulmuesi I talentuar me Llapin këtë sezon ka luajtur 21 ndeshje, ku ka arritur t’I shënoi tre gola dhe tre asistime.

/Gazeta Sheshi/