Hoti njoftoi për largimin nga Feronikeli, por ai tashmë i është bashkuar skuadrës së madhe të Superligës

1347

Gjatë ditës së sotme, Mendurim Hoti njoftoi për largimin e tij nga skuadra e Feronikelit pas shtatë vitesh qëndrim.

Në një foto të siguruar nga Gazeta Olle, Hoti shihet së bashku me stafin dhe futbollistët e klubit të Prishtinës.

Kujtojmë se kryeqytetasit kanë filluar fazën përgatitore para ndeshjeve ndërkombëtare, ku po stërviten në qytetin e Gjakovës.

Para disa ditësh u njoftua nga media të ndryshme se Mendurim Hoti  ka arritur marrëveshje me Prishtinën, dhe si duket tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.