Horoskopi ditor

602

Bricjapi (21.12-20.01)

Jeni të aftë të përshtateni kudo. Përfitoni nga ky rast që të shkoni në një konferencë profesionale ose në një tubim në lagje. Jini të sigurt që do të takoni njerëz me shumë ndikim. Kur keni lidhje të mira e keni jetën shumë më të lehtë. Në vend se të luftoni me telashet do të mund të gjeni zgjidhje me një telefonatë. Është e rëndësishme t’u ndihmoni atyre që ju kanë ndihmuar dikur.

Ujori (21.01-20.02)

Kur jeni në shërbim të të tjerëve, ndiheni anëtar të çmuar të komunitetit. Njerëzit ndihen rehat kur ju jeni prezentë, për shkak që e dinë se ju punoni shumë t’i mbani gjërat nën kontroll. Duhet të keni një kufi të zemërgjerësisë suaj. Vendosni kufij me njerëzit që mendojnë se mund t’ju thërrasin kurdo. Nëse dikush kërkon vazhdimisht mbikëqyrjen tuaj për arsye shëndetësore, është koha ta punësojë një profesionist që ka specializuar në një rast të tillë.

Peshqit (21.02-20.03)

Jeni shumë të përshtatur me instinktet tuaja kreative. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i bindeni dëshirës për të shkruar, vizatuar apo krijuar vepra të bukura. Mbajeni një fletore ose pajisje incizimi për të dokumentuar idetë tuaja. Nuk është e leverdishme të ndalni atë që jeni duke e bërë, por është mirë t’i mbani të dokumentuara idetë tuaja. Nëse e njihni dikë që merr vesh në art duhet ta inkurajoni të vazhdojë.

Dashi (21.03-20.04)

Kujtime të fuqishme nga e kaluara do t’ju bëjnë të shfletoni albume me fotografi të vjetra. Do të gjeni imazhe që ju mbushin jetë. Njerëzit që keni njohur do t’ju kujtojnë gjëra të mira. Leni këto emocione t’ju vërshojnë si lumë. Nuk mund ta dini se ku do të shkoni derisa të mos e dini se ku keni qenë. Ndryshe prej asaj që e besoni, keni bërë përparim të mrekullueshëm që prej ditëve të hershme. Jepni vetes merita për ndryshimet.

Demi (21.04-20.05)

Nevoja e fortë për rritje intelektuale do t’ju nxisë të shkoni në një kurs studimi me ndonjë ekspert. Megjithëse nuk jeni tipa që mësoni shpejt, jeni tipa që tentoni shumë. Pasi të zotëroni këtë temë, asnjëherë nuk do ta harroni asnjë fakt. Kjo kujtesë fotografike që e keni asnjëherë nuk dështon në impresionimin e të tjerëve. Dikush që admiron njohuritë tuaja enciklopedike do të krijojë simpati. Nëse jeni beqar, shkoni në një takim.

Binjakët (21.05-20.06)

Financat tuaja janë të luhatshme. Është kritike për suksesin tuaj që të mësoni të ecni me gjërat. Kurdo që pranoni një pagese, duhet ta vendosni një përqindje në llogarinë e kursimeve. Kësisoj, kur ndodh ndonjë luhatje financiare, do ta keni më lehtë. Mësoni të largoheni emocionalisht nga paratë. Ajo që bëni nuk ka të bëjë me vlerën tuaj. Ka të bëjë me kohën e duhur dhe gjendshmërinë.

Gaforrja (21.06-20.07)

Jeni tipa hispersensitivë. Provoni të mos i merrni personalisht shakatë e rastit. Ka shumë mundësi që dikush ju ngacmon pa ndonjë qëllim të caktuar. Në vend se të mbroheni, qeshni me ta. Kur keni sens të mirë humori do ta keni më lehtë të bini në sy. Kur e shihni veten të pikëlluar për këso gjëra të vogla, është mirë të merrni frymë thellë. Kontrollimi i emocioneve do t’ju lejojë ta përdorni me më shumë produktivitet energjinë tuaj.

Luani (21.07-20.08)

Nëse tërhiqeni nga jeta publike do të keni mundësi të mira për të rimbushur bateritë. Zakonisht, jeni tipa shumë socialë. Aktualisht energjia juaj ka rënë. Nëse vazhdoni me këtë ritëm mund të sëmureni. Përfitoni nga rasti të ikni pak në një vend të qetë për të pushuar. Pini çaj të nxehtë ose shijoni supën. Mos e ngarkoni veten me ushqim të shpejtë. Nëse e trajtoni veten me dashuri e kujdes, mund të ktheni jetën e qetë që keni pasur.

Virgjëresha (21.08-20.09)

Kur punoni për të mirën e përgjithshme duhet të ruani qetësinë për nevojat tuaja personale. Nëse ndonjë mbikëqyrës ju kërkon të bëni diçka që nuk ju konvenon, atëherë bëjeni pa ankesa. Qëndrimi juaj pozitiv do t’ju sjellë marrëveshje më të mira. Kur keni të bëni me një anëtar të vështirë nga publiku duhet të ruani nervat. Jepni vetes një shpërblim që keni arritur të kaloni këtë sfidë. Ndonjë ushqim i mirë, ose film do të ishte gjë e mirëseardhur.

Peshorja (21.09-20.10)

Dëshira e fuqishme për famë po ju nxit të zhvilloni një tjetër stil të punës. Specializimi në qendrën e kujdesit për klientët po ju bën më të popullarizuar. Rivalët do të xhelozojnë për gatishmërinë tuaj për të punuar më shumë se që e keni për detyrë. Injoroni komplimentet e tyre të rreme. Misioni juaj është të arrini atë nivel që të mund të arrini një titull dhe pagë të duhur. Kushdo që mundohet t’ju pengojë duhet shmangur.

Akrepi (21.10-20.11)

Do të jetë ndryshim i mirë të trajnoni një person të ri në punë. Praktikoni qetësisht me këtë nxënës. Është i stërngarkuar me njohuritë që pritet t’i marrë për një kohë të shkurtër. Inkurajojeni që të arrijë përparim dhe të përmirësojë gabimet e veta. Shpejt, do të kapë ritmin dhe do t’ju ndihmojë me gjëra të shumta. Është gjithmonë mirë të ndani njohuritë që keni edhe me të tjerët.

Shigjetari (21.11-20.12)

Sensi i obligimeve që keni ndaj të tjerëve po ju shpenzon shumë. Në vend se të blini gjëra materiale është mirë të punoni me buxhetin e limituar dhe të ndiqni zbritjet. Një gjë e tillë do t’ju bëjë më të suksesshëm. Mos u befasoni nëse ju kërkohet të trajnoni edhe të tjerët që janë të fushës suaj. Kur ndani ndihmën dhe metodat tuaja të kursimit të parave do të rritni edhe nevojën e njerëzve për të pasur qasje në produkte e shërbime.