Horoskopi ditor

182
Bricjapi (21.12-20.01)

Ia vlen të merrni pjesë në një festë familjare. Mund të kushtojë më tepër sesa e keni pritur, por megjithatë duhet të shkoni. Nëse takoni të afërmit në atmosferë festive, do të krijoni më shumë kujtime të mira për gjithë grupin. Ka mundësi që dy të afërm që zakonisht grinden, do të pajtohen. Gjëra të çuditshme mund të ndodhin. Përfitoni nga rasti të lidheni me njerëz që i keni njohur qysh prej fëmijërisë.

Ujori (21.01-20.02)

Jeni tipa direkt, organizativë dhe praktikë. Kjo është arsyeja pse të gjithë duan që ju të merreni me një projekt. Nuk do të mund të përballoni ndonjë pozitë të lartë dhe kjo e bën më të lehtë punën tuaj. Sa më shpejt që i qaseni një grupi punues, aq më të suksesshëm do të jeni. Tregohuni të sinqertë me njerëzit që s’janë të kualifikuar për punë të caktuara. Gjëja e fundit që ju duhet është të merrni edhe punët e tyre përsipër.

Peshqit (21.02-20.03)

Mendimet tuaja janë të respektuara nga të tjerët, sidomos kur është fjala për projekte kreative. Tregohuni më të sinqertë për një vepër që ka nevojë për përmirësime. Ofroni kritika konstruktive dhe alternative praktike. Dikush që admiron këndvështrimin tuaj do t’ju ofrojë një punë që paguhet shumë. Kur paguheni për të ushtruar imagjinatën do të forconi edhe vetëbesimin. Gjithmonë keni qenë të turpshëm për t’i shprehur mendimet. Kjo gjë duhet të ndryshojë.

Dashi (21.03-20.04)

Perspektiva e një fillimi të ri po ju entuziazmon shumë. Njerëzit po i pranojnë idetë tuaja të reja, kështu që përfitoni nga rasti për të bërë një propozim kreativ. Nëse jeni duke kërkuar punë të re, filloni bëni një kërkim. Keni simpati për dikë? Kërkoni takim. Gjithmonë keni dashur të mësoni të gatuani? Shkoni në një kurs. Shtrirja në territore të ndryshme do t’ju shpërblehet.

Demi (21.04-20.05)

Punoni prapa skenave për të avancuar një ide të shkëlqyeshme biznesi. Grumbulloni fakte, dokumente dhe materiale për një projekt të suksesshëm. Kërkojini një personi karizmatik me shumë përvojë në shitje që ta prezantojë konceptin tuaj tek investitorët potencialë. Jeni shumë të zotë për të eksploruar mundësitë se si të bëni para. Kur është fjala për të prezantuar konceptet, jeni më pak efektiv. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëheni një ekip me dikë që ka mundësi ta transmetojë energjinë dhe entuziazmin tuaj.

Binjakët (21.05-20.06)

Jeni tipa shumë të hareshëm. Të gjithë kanë qejf të dëgjojnë rrëfimet dhe shakatë tuaja. Është interesante të keni kaq shumë audiencë. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni me një aventurist që admiron mendjen tuaj. Bashkë, do të shijoni udhëtimet nëpër vende që janë krejt ndryshe prej shtëpisë. Jeni në lidhje? Inkurajoni të dashurin të ndjekë një ëndërr të kamotshme. Me përkrahjen tuaj, shpejt do të arrijë shumë.

Gaforrja (21.06-20.07)

Po ju jepen më shumë detyra sesa mund t’i përballoni. Rivalët tuaj janë të dëshpëruar që po ju rriten sfidat, derisa njerëzit që ju përkrahin kanë besim që mund ta zotëroni këtë detyrë. Përfitoni nga rasti të kërkoni rritje page, por edhe ngritje në detyrë. Është e drejtë të vlerësoheni për kontributet tuaja të jashtëzakonshme. Nëse punëdhënësi juaj aktual s’mund t’ju paguajë aq sa e meritoni, do ta bëjë një tjetër kompani këtë gjë. Mund të keni më shumë opsione sesa e kuptoni.

Luani (21.07-20.08)

Keni edhe një gjë të fundit për ta bërë para se të arrini fitoren. Megjithëse nuk jeni shumë të sigurt që keni energji për të bërë edhe një hap, është e rëndësishme ta provoni. Me përkrahjen dhe inkurajimin e një personi të dashur do të merrni forcë. Mund t’ju duket paksa intime t’ia prezantoni një ide tuajën dikujt që e keni shikuar me shumë respekt. Mund të ndieni frikë se mund t’ju përqeshin, por personi në fjalë është taktik, inkurajues dhe shumë i mençur sa për të vlerësuar talentin tuaj.

Virgjëresha (21.08-20.09)

Komunikimi me dikë që ndodhet në distancë, po ju mbush lumturi. Është mirë ta dini që po i mungoni dikujt. Bëni plane me një person të veçantë, sepse mbusheni me entuziazëm. Kur jeni larg e vlerësoni më shumë njëri-tjetrin. Mbijetesa në këtë ndarje do t’ju forcojë edhe më shumë. Mund të vendosni të jetoni në afërsi apo ta filloni një biznes bashkë. Gjithçka është e mundur kur është fjala për dy tipa kaq inteligjentë.

Peshorja (21.09-20.10)

Megjithëse po përballeni me kundërshtime të mëdha, do t’ia dilni mbanë. Sharmi dhe mençuria juaj janë të shkëlqyeshme. Edhe kundërshtarët më të fuqishëm do të zmbrapsen kur t’ju dëgjojnë tek flisni. Përfitoni nga rasti të aplikoni për një hua, fond apo bursë. Kur keni përkrahje financiare është shumë më e lehtë të arrini qëllimin tuaj. Jeni tipa të ndjeshëm që kanë dëshirë të kenë stabilitet financiar.

Akrepi (21.10-20.11)

Duhet të ndiheni krenar me një fitore mbresëlënëse. Shumë njerëz kanë thënë se ëndrrat tuaja janë të kota. Por tani që ju jeni fitues, po ndiheni shumë mirë. Jepini vetes një shpërblim të mirë për këtë. Shkoni bëni masazh, dilni hani një ushqim të veçantë ose blini rroba të bukura. Nëse ju ofrohet një punë interesante, pranojeni. Do të keni shumë qejf të punoni me dikë që pret të tregoheni shumë të thjeshtë.

Shigjetari (21.11-20.12)

Jeni duke u përballur me konkurrencë të madhe. Mos u dorëzoni. Nëse do të fitoni diçka, do t’ju duhet të punoni edhe shumë më tepër sesa zakonisht. Mos e jepni më të mirën nga vetja dhe të shpresoni se gjithçka do të shkojë mirë. Kërkoni mendimet e miqve që janë më kritikë dhe dëgjoni këshillat e tyre. Është kritike të rregulloni disa gjëra. Edhe nëse nuk zbuloni shumë, do të ndiheni më mirë kur e dini se keni provuar më të mirën nga vetja.