Holanda dhe Franca përgatisin numrin 14 për Johan Cruyff-in

150

Holanda këtë fundjavë do ballafaqohet me Francën në duelin miqësor në Amseterdam Arena, shtëpinë e dikurshme të legjendës tashmë të ndjerë Johan Cruyff. Federata e Futbollit Holandez, përmes një komunikate kanë deklaruar se ky duel do kalojë nën nderimet për ish-futbollisin e tulipanëve, transmeton Gazeta Sheshi.

Në minutën e 14 të ndeshjes, dy skuadrat do ndalen për të mbajtur një minutë heshtje në nderim të legjendës Cruyff. Ish-kapiteni i tulipanëve është njëri ndër lojtarët që kanë lënë gjurmë më së shumti në futbollin e ri modern dhe për atë e meriton një lamtumirë të fundit ashtu siç i ka hije.

/Gazeta Sheshi/