Hodhi fanellën e tij pas ndeshjes, mësohet se a do të gjobitet Ronaldo nga klubi

268

Andrea Pirlo thotë se Juventusi nuk do ta gjobisë Ronaldon dhe ka raporte që sulmuesi portugez donte t’i jepte fanellën e tij një djali që ishte afër portës.

36-vjeçari nuk u duk i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit ndaj Genoa dhe hodhi fanellën e tij në tokë, përcjell GazetaBlic.

“Është normale që ai dëshironte të shënonte një gol, veçanërisht kur loja po ndërlikohej, pasi ai është një kampion dhe gjithmonë dëshiron të lë shenjën e tij,” i tha trajneri Sky Sport Italia.

Ish-mesfushori gjithashtu shtoi se klubi nuk do ta gjobisë sulmuesin për reagimin e tij.

“Unë nuk mendoj kështu. Ai ishte i mërzitur siç u ndodh edhe lojtarëve të tjerë. Loja kishte mbaruar dhe është normale që ai ishte nervoz. Nuk mendoj se klubi ose trajneri do ta gjobisin atë” përfundoi Pirlo.