“Hithat” motivojnë Dukagjinin para finales: Me zemër dhe mendje udhëtojmë me ju

308

Dita dhe ora deri në fillimin e ndeshjes finale ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit, vetëm se po afrohet, shkruan Gazetasheshi.com.

Dy skuadra që të mërkuren nga ora 20:45 do ta kërkojnë vetëm opsionin fitore për të prerë një biletë në garat evropiane.

Bileta për në garat evropiane do të jetë më e stërgjatur për klinasit pasi ende nuk kanë marrë licensimin nga UEFA, edhe pse skuadra ka kohë që ka aplikuar për licensimin e skuadrës në garat evropiane. Ndërsa skuadra llapjane në këtë punë qëndron mirë dhe tani fokusi kryesor i saj është vetëm të jetë fitues i Kupës.

Para ndeshjes tifo-grupi nga Klina “Hithat” kanë shprehur mbështetjen maksimale për skuadrën e tyre para finales me Llapin. Ata në postimin e tyre kanë shkruar se zemra dhe mendja e tyre të mëkurën udhëtojnë drejt Prishtinës dhe se të bashkuar për qëllim që Kupën ta sjellin në taborin “18 Qershori”.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

ZËMRA DHE MENDJA, TE MËRKURËN UDHËTOJNË DREJT PRISHTINËS!
Të mërkurën te gjithë jemi NJË, përkundër situatës dhe ndalesës për tifozë ne tribunë, i gjithë qyteti bashkë me HITHAT, neper çdo lagje, shtëpi, lokale, jemi me mendje e zemër tek ju.
TË BASHKUAR, për një qellim.
Ta sjellim KUPËN ne – “18 Qershori”.

Dukagjini në finale ka kaluar pa mundime, pasi në gjysmëfinale e ka mposhtur në ndeshjen e parë skuadrën e Istogut, kurse të dytën nuk e kanë zhvilluar për arsyeje se skuadra e “Troftave” në përballjen e parë kanë futur në ndeshje lojtar pa të drejtë loje. Kurse llapjanët në finale janë plasuar pasi kanë eliminuar skuadrën e Prishtinës.

Përballja ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

/GazetaSheshi/