Historia interesante e Dritës kampione

Drita është nga skuadrat më të respektuara në futbollin kosovar. Por, pavarësisht kësaj, gjilanasit kanë vetëm një titull të fituar në periudhën e pasluftës.

Në edicionin 2002/03, Drita arriti të dalë kampione, por ky titull ka një histori interesante.

Në atë edicion, Dritën e kishte udhëhequr trajneri, Hysni Maxhuni, i cili kishte kryer gjithë punën.

Mirëpo, në momentin final, pak javë para se të përfundonte kampionati, ai u shkarkua, derisa drejtimin e skuadës e mori Ramadan Cimili, i cili u shpall kampion, shkruan Gazetasheshi.com.

Sikurse për Dritën, ashtu edhe për Cimilin ky është titulli i vetëm i kampionit.