Historia e parashikimit të motit

1688

Historia e parashikimit të motit

 

Burimi: NASA, Obervatoriumi i Tokës

Imagjinoni një sferë rrotulluese me diametër prej 12.800 kilometrash (Toka), e cila ka një sipërfaqe me gunga, të rreguar nga një përzierje gazrash të ndryshme me thellësi prej 40 kilometrash, koncentrimi i të cilave ndryshon si në hapësirë ashtu edhe në kohë, sipërfaqe e cila, së bashku me gazrat që e rrethojnë atë, nxehet nga një reaktor bërthamor (Dielli) i cili është rreth 150 milionë kilometra larg saj. Imagjinojeni gjithashtu se si kjo sferë rrotullohet rreth rektorit bërthamor dhe se si disa lokacione të saj nxehen më shumë gjatë një pjese të rrotullimit ndërsa zona të tjera nxehen gjatë pjesëve të tjera të rrotullimit. Dhe, imagjinoni që kjo përzierje gazrash vazhdimisht merr inpute nga sipërfaqja më poshtë, përgjithësisht në mënyrë të qetë por nganjëherë edhe përmes injektimeve tejet të lokalizuara dhe të ashpra. Më pas, imagjinoni që, pasi ta keni shikuar gjithë këtë përzierje gazrash, juve ju duhet të parashikoni gjendjen e tyre në një lokacion të caktuar të sferës për një, dy ose më tepër nga ditët të ardhshme.

Kjo është në thelb detyra me të cilën është i ngarkuar çdo ditë një parashikues moti!

foto 

 

Toka rrotullohet rreth boshtit të saj një herë në çdo 23 orë, 56 minuta, dhe plotëson një rrotullim rreth Diellit çdo 365,25 ditë.

Historia e hershme

Arti i parashikimit të motit ka filluar me civilizimet e hershme të cilat kanë shfrytëzuar ngjarjet e përsëritura astronomike dhe meteorologjike që i kanë ndihmuar të monitorojnë ndryshimet sezonale të motit. Rreth vitit 650 p.e.s., babilonasit kishin tentuar të bëjnë parashikime afatshkurtëra të motit duke u bazuar në pamjen e reve dhe fenomenet optike si aureolat ose rrethet e dritës. Kah viti 300 p.e.s., astronomët kinezë kishin zhvilluar një kalendar i cili e kishte ndarë vitin në 24 festivale/pjesë, secila pjesë e lidhur më një tip të motit.

Rreth vitit 340 p.e.s, filozofi grek Aristoteli shkroi Meteorologjikën, që ishte një traktat filozofik i cili përfshinte teori mbi formimin e shiut, reve, breshërit, erës, bubullimës, vetëtimës, rrufeve dhe uraganeve. Aristoteli, me gjithë disa gabime të konsiderueshme, kishte bërëedhe  disa vëzhgime shumë të mprehta dhe libri i tij me katër vëllime nga shumë njerëz është konsideruar të jetë autoritet mbi teorinë e motit për gati 2,000 vjet. Ndonëse shumë nga pretendimet e Aristotelit ishin të gabuara, idetë e tij nuk mundën të rrëzoheshin deri rreth shekullit 17.

Përgjatë shekujve, janë bërë përpjekje që të bëhen parashikime për motin bazuar në dijenitë dhe vëzhgimet personale. Megjithatë, kah fundi i periudhës së Renesancës, po bëhej gjithnjë e më evidente se spekulimet e filozofëve natyralistë ishin joadekuate dhe se duheshin njohuri shumë më të mëdha për t’i kuptuar më mirë çështjet atmosferike. Për ta bërë këtë nevojiteshin instrumente përmes të cilave do të mund të mateshin përbërësit e atmosferës, siç ishin lagështia, temperatura dhe shtypja. Intrumenti i parë i njohur për civilizimin perëndimor ishte hygrometri, instrument i cili maste lagështinë e ajrit, dhe ishte përshkruar nga Nicholas Cusa, gjerman, (1401 – 1564) në mesin e shekullit të pesëmbëdhjetë. Italiani Galileo Galilei (1564 – 1642) kishte zbuluar një termometër më 1592 dhe shumë shpejt pas kësaj, italianja Evangelista Torricelli (1608-1647) kishte zbuluar barometrin për matjen e shtypjes atmosferike më 1643.

Përderisa këto instrumente meteorologjike po rafinoheshin më tutje gjatë shekujve shtatëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, të tjera zhvillime vëzhguese, teorike dhe teknologjike i kontribuan njohurive tona për atmosferën dhe individë në lokacione të shpërndara filluan të bënin dhe regjistronin matjet atmosferike. Zbulimi i telegrafit dhe krijimi i rrjeteve telegrafike në mesin e shekullit nëntëmbëdhjetë, mundësuan transmetimin rutinor të vëzhgimeve të motit nga dhe tek vëzhguesit dhe përpiluesit e tij. Duke shfrytëzuar këto të dhëna, u krijuan harta të papërpunuara të motit dhe u bë e mundshme që të identifikohen dhe studiohen modelet e erës sipërfaqësore dhe sistemet e stuhive.

Stacionet për parashikimin e motit filluan të shfaqen nëpër gjithë globin, duke nxitur kështu lindjen e parashikimit sinoptik të motit në vitin 1860, bazuar në përmbledhjet dhe analizat e shumë observimeve të marra në mënyrë simultane në një sipërfaqe të gjerë.

 

foto

Një skemë e matjes së temperaturës së ajrit që rrjedh nga të dhënat e radiosondës. Kjo mostër përfshin tempëraturat që rriten në varësi të lartësisë dhe pasqyrojnë kushtet atmosferike që shpesh i paraprijnë zhvillimit të stuhive të rënda e ndoshta edhe tornadove.

Me formimin e rrjeteve vëzhguese regjionale dhe globale meteorologjike në shekujt nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, filluan të viheshin në dispozicion më shumë të dhëna dhe parashikime të motit të bazuara në vëzhgimet e bëra.

Një hap i madh në monitorimin e motit në lartësi të mëdha u bë në vitin 1920 kur u zbulua radiosonda. Kuti të të vogla me peshë të lehtë të pajisura me instrumente të motit dhe radiotransmetues ngriten lart në atmosferë nga balona të mbushura me hidrogjen oe helium në një lartësi prej 30 kilometrash përpara se të shpërthejnë. Gjatë rënies, këto instrumente transmetojnë tek stacioni tokësor të dhëna mbi temperaturën, lagështinë dhe shtypjen (të quajtura thellësi e matur). Atje, këto të dhëna përpunohen dhe vihen në dispozicion për përpilimin e hartave të motit ose për futjen në modele kompjuterike për matjen e motit. Sot, radiosondat lëshohen çdo 12 orë nga qindra stacione tokësore në gjithë botën.

Rrjeti Verior Amerikan i stacioneve tokësore. Radiosondat lëshohen dhe vëzhgohen prej aty çdo dymbëdhjetë orë.

Përfitimet për shoqërinë

Pëfitimet potenciale ekonomike nga parashikimi i saktë i motit janë të mëdha. Për shembull, një parashikim 24 orësh më i sapktë i motit për shirat e mëdha ose stuhitë së bashku me të ftohtit do t’i jepnin kohë të mjaftueshme kompanive ajrore që t’i ndërronin drejtimin aeroplanëve të tyre në mënyrë të duhur duke shmangur kështu vonesat e kushtueshme. Nëse parashikohet temperatura e ftohtë, bujqit do të mund të merrnin me kohë vendimet për marrjen e masave mbrojtëse për të mbjellat e tyre. Informacionet e sakta për uraganet për shembull, do të mundësonin marrjen në kohë të vendimit për evakuimin e familjeve nga vendet e goditura. Në operacionet ushtarake, historia njeh një numër të konsiderueshëm të rasteve kur kushtet e motit kanë ndryshuar rrjedhën e betejave, duke përfshirë shembuk kur parashikimi i saktë ka qenë një faktor vendimtarë në fitoren e njërës palë.

Shembuj të produkteve të cilat do të mund të përfitonin shumë nga parashikimi më i saktë i kohës i cili do t’i ndihmonte bujqve të zgjidhnin kohën e mbledhjes së të mbjellave në mënyrë që t’i mbrojnë ato nga temperaturat e ftohta.

Vetëm pesëdhjetë vjet më parë, parashikimi i motit ka qenë një art që rridhte nga interpretimi i frymëzuar i të dhënave nga një varg stacionesh vëzhguese, balonash dhe aeroplanësh. Që atëherë, ka evoluar në mënyrë thelbësore, bazuar në një gamë të gjerë satelitësh dhe modelesh të tjera të sofistikuara kompjuterike dhe vëzhguese të cilat simulojnë atmosferën dhe nganjëherë edhe elemente shtesë të sistemit klimatik të Tokës. E gjithë kjo është bërë e mundshme nga avancimi i teknologjisë së satelitëve, një zhvillim i hovshëm i komunikimit në mbarë botën dhe fuqisë mbizotëruese në rritje të llogaritjeve.