Higuain – Juventus, mbyllet gjithçka

347

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se “Zonja e Vjetër” nuk do ta zhbllokojë klauzolën prej 94 milionë eurosh të Higuain.

Sulmuesi i Napolit u lidh së fundmi me një kalim te kampioni i Italisë, por shuma e madhe të cilën po e kërkon presidenti Aurelio De Laurentiis, ka bërë që Juve të zbrapset.

“Për momentin, çështja e Higuainit është e mbyllur. Mund ta konfirmoj që ne s’do ta paguajmë klauzolën”, deklaroi Marotta.

Higuain ishte golashënuesi më i mirë në Serie A në sezonin e fundit me 36 gola.