Higuain humb nervat, Napolu humbet titullin (Video)

181

Udinese ka regjistruar fitore 3-1 ndaj Napolit të Elseid Hysajt.

Humbja e pësuar në transfertë nga ekipi ku aktivizohet dhe mbrojtësi shkodran i kuqeiznjëve i ka kushtuar një mbrapa për rrugën drejt titullit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të konvertuar në gol nga Fernandes (14′). Higuain barazon shifrat për miqtë në minutën e 24′ ndërkohë që vetëm tre më pas përsëri portugezi ka shansin ti japë epërsinë skuadrës nga pika e bardhë por nuk ja del.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë Fernandes ja del të realizojë golin e dytë për skuadrën.

Për fraksionin e dytë ka menduar Thereau që treshifron rezultatin në minutën e 57′.

Skuadra e Sarrit luan me 10 lojtarë nga minuta e 76′ pas daljes me të kuq të sulmuesit argjentinas, Higuain.

Gjithçka mbyllet 3-1. Npolitanët mbeten -6 pikë larg kryesuesve të Serisë A, Juventusit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=agsO-PKBhxA