Higuain arrin marrëveshje me gjigantin evropian

410

Gonzalo Higuain mund të jetë ‘bomba’ e Juventusit për këtë afat kalimtar.

Sulmuesi argjentinas që fitoi ‘Këpucën e Artë’ në kampionatin e shkuar, flitet se ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

Marrëveshja ka të bëjë me një pagë prej 7.5 milionë euro në vit. Vëllau i tij që është edhe menaxher i lojtarit e ka konfirmuar marrëveshjen.

Juventusit i mbetet që të kryejë marrëveshjen me Napolin dhe për këtë ka disa opsione.

Zonja e Vjetër mund të ofrojë disa lojtarë që pëlqehen nga napoletanët si Roberto Pereyra , Daniele Rugani, Mario Lemina, Kwadwo Asamoah e Stefanio Sturaro.

Napoli mund të zgjedhë dy nga këta lojtarë për ta ulur çmimin e Higuain.

Higuain arrin marrëveshje me Juventusin