Hezbollah: Zjarri i Lindjes së Mesme po djeg Europën

145

Agjencia ruse e lajmeve, TASS thotë se përmes rrjetit informativ egjiptian Amaq, i njohur për afërsinë me Kalifatin, militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve.

E vetmja organizatë terroriste që ka reaguar në lidhje me këtë, por pa pohuar apo mohuar autorësinë është grupi libanez “Hezbollah”, që thotë se Europa po digjet nga flakët e Lindjes së Mesme.

“Flakët që po djegin Europën në veçanti dhe botën në përgjithësi janë të njëjtat me ato që disa regjime ndezën në Siri dhe në vende të tjera të rajonit”, thuhet në deklaratën e Hezbollah.

Ndërkohë, bastisje të ndryshme janë bërë nga policia belge në kryeqytet. Sipas mediave lokale, në stacionin e metrosë në Maelbeek janë arrestuar dy të dyshuar, teksa qindra trupa e policë e ushtarë kanë mbushur rrugët e Brukselit në kërkim të anëtarëve të celulës terroriste.