Heroi i vetëm i mbetur tek Hajvalia (FOTO)

690

Hajvalia ka përjetuar një eksod të madh nga futbollistët të cilët bartën peshën kryesore në sezonet e shkuara, në të cilat skuadra nga paralagjja e Prishtinës luftoi deri në fund për titullin kampion. Por, një i tillë i ka qëndruar besnik “Arushave” duke vendosur të mos largohet nga klubi i Hajvalisë, shkruan Gazeta Sheshi.

Fjala është për kapitetnin Gëzim Gashin, i cili u tregua një kapiten i vërtetë duke mos e lënë skuadrën pa timonier. Gashi i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Hysin e di mjaft mirë gjendjen nëpër të cilën po kalon skuadra e tij.

Së fundmni nga klubi është dorëhequr edhe drejtori sportiv Xhavit Pacolli, që vazhdoi kështu trendin e largimeve nga skuadra e Hajvalisë, me ç’rast janë larguar shumë futbollistë.

Ekipi aktualisht drejtohet nga Synaj Keçi/
/Gazeta Sheshi/