Henry zbulon skuadrën e ardhshme të Ibrahimovic

122

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës në futboll, por lajmi se Zlatan Ibrahimoviç mund të firmosë me Arsenalin ka nisur që tani të bëjë bujë për tratativat potenciale.

Legjenda e skuadrës londineze,Thierry Henry, tashmë një opinionist luksi për platformat dixhitale britanike, ka zbuluar se gjiganti suedez, që aktualisht po frymëzon Paris St. Germain, dëshiron të bashkohet me “topçinjtë”.

“Kam dëgjuar disa herë seZlatan Ibrahimovic dëshiron të vijë tek Arsenali, dhe ai nuk është i vetmi që kërkon të firmosë. Problemi është nëse do të konfirmohet pjesëmarrja në Champions League, pasi kjo është diçka që tërheq lojtarët më të mirë. Zlatan mund të luajë shumë mirë dhe mund t’i japë Arsenalit atë që duhet”, ka thënë Thierry Henry.

/Albeu/