Hazardit i bie çmimi

181

Chelsea duhet që të ulë çmimin prej 95 milionë euro për Eden Hazardin, nëse dëshiron që ta shes atë gjatë verës së ardhshme, shkruan Daily Express.

Belgu po kalon një edicion të tmerrshëm me Chelsean dhe ai nuk pëlqehet nga trajneri i ri Antonio Conte.

Pikërisht për këtë, ata janë të detyruar që ta shesin dhe të ulin çmimin e tij në 75 milionë euro.

Dy skuadrat e interesuara për Hazardin, PSG dhe Real Madrid janë të gatshme që të paguajnë këtë çmim dhe do të tentojnë transferimin e tij gjatë verës.