Hatim Baxhaku i LDK-së nuk merr pjesë në seancë

131
Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hatim Baxhaku, ka njoftuar permes Facebook-ut se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit në të cilën është paralajmëruar zgjedhja e kryetarit.

“Te nderuar qytetare, miq , dhe votues te mi. Duke pasur nje kerkese enorme per nje deklarim timin rreth zgjedhjes se Presidenti dua t’Ju njoftoj se do te respektoj vullnetin tuaj te shprehur gjitheandej ne takimet me Ju por dhe bindjet e mia dhe sot nuk do te jam pjese ne seancen ku Hashim Thaqi do te votohet per president. Ju faleminderit per perkrahje, besim dhe mirekuptim”.