Hashim Thaçi e Rexhep Selimi dikur luanin bashkë futboll (Foto)

156

Hazir Reka është njëri nga fotografët më të njohur që ka Kosova, ai punon edhe për media të huaja.

Në orët e mbrëmjes ai ka postuar një fotografi ku shihen Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi duke luajtur në një ndeshje futbolli.

Hazir Reka, i kontaktuar nga Klan Kosova ka thënë se kjo fotografi është bërë në vitin 2002, gjatë një takimi ku politikanët vendor kanë luajtur përball ndërkombëtarëve.

hashim-thaci1