Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, Kandidatë për President

130

Zbulohen kandidatët për President të Kosovës.

PDK ia ka gjetur kundërkandidatin Hashim Thaçit për postin e Presidentit të Kosovës brenda vetes, për ta përmbushur kriterin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që gara për Preisdent duhet të bëhet me dy apo më shumë kandidatë.

Kundërkandidati i Thaçit do të jetë deputeti Rafet Rama.

Këtë e konfirmoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Është moment i veçantë, moment historik. Ajo që e kemi premtuar, e kemi mbajtur, se procesi do të jetë transparent. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur hapësirë më shumë për ta njoftuar opinionin dhe mediat”, tha Veseli. /Kallxo.com