Hasan Hyseni largohet nga A&N, pritet rikthimi i tij në Superligë

1180

Hasan Hyseni, sulmuesi i njohur kosovar do të largohet nga A&N.

24 vjeçari i cili ishte pjesë e klubit A&N në edicionin e fundit, pritet të largohet nga klubi nga Prizreni.

Klubi i Hysenit, A&N nuk ia arriti qëllimit për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll, me ç’rast do të luajë në Ligën e Parë edhe stinorin e ardhshëm.

A&N e mbylli sezonin në Ligën e Parë, grupi B në vendin e katërt me 37 pikë.

GazetaBlic Sport mëson se Hasan Hyseni do të mbyll aventurën e tij tek klubi i A&N.

Ai pritet që stinorin e ardhshëm të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.