Haradinaj: Marreveshjet nuk kalojne! Shihemi me 26 mars ne Prishtine!

128

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i sotëm i deputetëve të Opozitës, është pasojë e veprimeve dhe qëndrimeve të papërgjegjshme të klasës politike, e cila sipas tij po vazhdon ta qeverisë vendin në mënyrë antikushtetuese.

“Dy marrëveshjet më të cilat është shkelur edhe Kushtetuta e Kosovës edhe është rrezikuar sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit, nuk do të mund të kalojnë” ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Kreu i AAK-së njëherit ka bërë me dije se do të vazhdojnë që të jenë një Opozitë e Bashkuar dhe se  nuk do të lejojnë vazhdimin e kapjes së shtetit.

“Do të jemi të palëkundur që në aleancë me qytetarin dhe me përfaqësuesit e përgjegjshëm politik të këtij vendi, të mos lejojmë që një grusht njerëzish, të vendosin për fatin kolektiv dhe do të jemi të vendosur që mandatin se si të qeveriset ky vend, ta kthejme te ju, te qytetari”.

“Do të jemi bashkë në këtë rrugëtim. Mbështetja për një shtet të së drejtës e pa korrupsion, po rritet. Shihemi me 26 Mars në Prishtinë!” ka shkruar më tutje ai.