Hamburg zyrtarizon talentin e Barcelonës (Foto)

163

Skuadra gjermane ka siguruar shërbimet e talentit të Barcelonës, Alen Halilovic.

Alen Halilovic është futbollisti më i ri i skuadrës gjermane, Hamburg.

Mesfushori kreativ kroat ka arritur sot në mëngjes në skuadrën gjermane, ku ka arritur t’i përfundoj me sukses testet mjekësore.

Pas kësaj, klubi gjerman e ka zyrtarizuar talentin e gjigantit spanjoll.

Megjithatë, detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura, por flitet për një huazim të thjeshtë një vjeçar.

halilovic