Halimi shprehet i lumtur për debutimin me Kosovën, thotë se kanë arritur një fitore të rëndësishme!

229

Portieri i Olimpik Donetsk, Betim Halimi, debutoi mbrëmë për herë të parë me fanellën e Kosovës.

Ai u paraqit për 90 minuta në përballjen që “Dardanët” e fituan ndaj Gambisë (1-0), dhe arriti ta mbante portën e paprekur në takimin e parë si titullar.

Pas ndeshjes Halimi ka folur për inFokus, ku është shprehur shumë i lumtur me debutimin.

“Ndihem shumë mirë, është kënaqesi shumë e madhe, jam shumë i lumtur që kam debutuar me kombëtaren A edhe me këtë fitore që është shumë e rëndesishme për kombëtaren dhe djemt që janë paraqit shumë mirë”, tha Halimi.