Hajvalisë i largohet njëri ndër talentët më premtues në skuadër

969

Mbrojtësi i majtë 19 vjeçar, Flamur Gashi, është në kërkim të një ekipi të ri, pasi që nuk vazhdon të jetë më pjesë e skuadrës Hajvalia. Në një prononcim për Gazetën Sheshi, Gashi thotë se nuk vazhdon të jetë pjesë më e skuadrës së Hajvalisë, pasi kërkon më tepër minutazh.

“Jam larguar nga klubi i Hajvalisë, pasi kam patur hapsirë për të luajtur. Nuk kam marrë ndonjë ofertë konkrete nga kryesia e klubit për të vazhduar, ndaj dhe unë jam në kërkim të një skuadre të re, në të cilën do mund të kem minutazh më të madhe në mënyrë që të jap kontributin tim për skuadrën”, shprehet Gashi.


Gashi i cili luan në rolin e alos së majtë nuk e përjashton mundësinë që të transferohet as edhe në njërën nga skuadrat që garojnë në Ligën e Parë.

/Gazeta Sheshi/