Hajvalia – Vushtrria 4-1

261

Hajvalia është në kërkim të rigjetjes së formulës së tre pikëshit që do ta mbajë në garë edhe më tej në luftën për titullin kampion, sidomos pas shkëputjes prej 10 pikëve të skuadrës së Feronikelit. Mirëpo për rival do ketë skuadrën e Vushtrrisë që gjithashtu për objektiv do ketë vetëm fitoren në mënyrë që të mendojë të mbetet edhe një edicion në Raiffaisen Superligë, njofton Gazeta Sheshi.

Mbyllet ndeshja.

85′ Raste të pafundme të vendasve që shpërdorohen pranë portës udhëtuese.

78′ Goool… Nuk ndalen golat në Kizhnicë. Serginho ka shpëthyer duke realizuar edhe golin e dytë në ndeshje pas harkimit të Zenelit.

72′ Goool… Kundërsulm fantastik i Hajvalisë. Serginho realizon pas një pasimi fantastik të Shpëtim Babajt nga mesi i fushës, për ti dhënë qetësinë skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi.

65′ Ndërpritet ndeshja ndërmjet Hajvalisë dhe Vushtrrisë. Fillimisht Leci dhe Daut Maxhuni kacafyten mes veti për të ndërhyrë më pas edhe staffi teknik i dy skuadrave për ti qetësuar futbollistët e tyre.

61′ Goool… Liridon Leci rikthen epërsinë e Hajvalisë, deri sa gjendet mjaft mirë brenda zonës duke gjuajtur sakt për ta mposhtur Beqirin.

46′ Starton pjesa e dytë e lojës, vendasit kanë iniciativën mirëpo pa krijuar diçka konkrete drejt portës së Beqirit.

Mbyllet pjesa e parë

45′ Goool… Edon Pasoma barazon rezultatin pas një harkimi përfekt të Prekopucës, duke u gjendur mjaft mirë brenda portës në stilin e një sulmuesi.

44′ Zeneli provon me kokë nga 18 metra pas një lëshimi të Beqirit, që megjithatë intervenon në kohë për të evituar golin e dytë.

40′ Zgjohen nga gjumi udhëtuesit që rrezikojnë përmes Fekës, mirëpo Prekazi eviton çdo rrezik të mundshëm.

38′ Goool… Realizojnë vendasit përmes mesfushorit Fuad Karabegut, i cili ekzekuton një goditje përfekte dënimi, dhe i ndihmuar nga Feka topi përplaset për rrjetën e Beqirit.

34′ Vendasit reklamojnë një penalti pas një rrëmuje brenda zonës mysafire, mirëpo gjyqtari Mustafa lejon ndeshja të vazhdojë.

30′ Dueli po zhvillohet kryesisht në mesfushë, me aksionet e dy skuadrave që ndalen në zonën e fundit të mbrojtjes.

15′ Dominim i lehtë i skuadrës vendase që ka iniciativën në teren, mirëpo pa krijuar ndonjë rast konkret përballë portës së Beqirit.

Nis ndeshja

Tashmë dy trajnerët kanë hedhur lojtarët më të mirë brenda fushës së lojës.

Hajvalia: Tahiri, Hamiti, Prekazi, Dragusha, Leci, Babaj, Karabagu, Gashi, Pacolli, Sergio Da Luiz, Zeneli. Trajner: Ismet Munishi.

Vushtrria: Beqiri, Prishtina, Ahmeti, Izmaku, Pantina, Pasoma, Prekopuca, Halimi, Feka, , Zuqaku, Maxhuni. Trajner: Bekim Shotani.

Gjyqtarë: L. Mustafa. S. Berisha. M. Qehaja. G. Nuza

/Gazeta Sheshi/