Hajvalia në krizë të thellë, kjo është arsyeja

441

Hajvalia është shpërbërë pothuajse plotësisht, duke iu larguar të gjithë lojtarët që ishin startues nga viti i shkuar.

Në fillim u larguan shumë lojtarë, ndërsa tani edhe ata që kishin vazhduar Semir Zeneli e Alban Dragusha.

Gazetaolle.com mëson se skuadra nga paralagjja e Prishtinës është në krizë financiare.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi donatori kryesor Ragip Murati, ka marrë një dëmin të madh nga autoritet zvicerane në kompaninë e tij.

Ende nuk është vendosur se çfarë do të ndodh me skuadrën, pasi kryetari Meda nuk e ka dhënë asnjë deklaratë për media.

Gipa