Hajvalia iu mbeti borxh 14 mijë euro dy senegalezëve (Video)

216

Malick Ndong dhe Mouhamet Veron janë dy prej tre senegalezëve, të cilit ishin pjesë e Hajvalisë para 3 edicionesh kur pjesën më të madhe të aksioneve të klubit e kishte Hamdi Mehmeti.

Mirëpo, ai u tregua tejet i pamëshirshëm për futbollistët afrikanë, të cilëve iu mbeti borxh rreth 14 mijë euro.

Lajmi është konfirmuar nga Malick Ndong. “Hamdi Mehmeti i cili e udhëhiqte Hajvalinë më ka mbetur borxh 7 mijë euro. Po kaq i ka mbetur borxh edhe Veronit”, theksoi Ndong për Gazetën Sheshi.

Ndong aktualisht luan në Senegal, kurse Veron në kampionatin hungarez.

Ish-mbrojtësi i majtë i Hajvalisë ditë më parë kujtoi momentet më të vështira të karrierës së tij kur nuk kishte bukë për të ngrënë gjatë qëndrimit në Kosovë, pasi nuk u paguanin nga Mehmeti.

Më poshtë mund ta shihni një video të realizuar vite më parë kur kjo dyshe senegaleze kishte dalë publikisht se kanë hequr edhe për bukë.