Hajvalia e dobësuar mposht Prishtinën e super përforcuar

653

Hajvalia ka triumfuar në miqësoren e fqinjëve. Në duelin e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit “Xhemajl Ibishi” djelmoshat e Sunaj Keçit triumfuan përballë Prishtinës europiane të Kushtrim Munishit, raporton Gazeta Sheshi.

Dueli përfundoj me rezultat 2:1 në favor të Hajvalisë, derisa trajnerët e dy skuadrave kanë bërë konbinime të ndryshme në përbërjet e tyre në mënyrë që ti testojnë lojtarët, para se të vendosin për përbërjen bazë e cila do i shoqëroj skuadrat në kampionat drejt realizimit të objektivave të tyre.

Ndeshja nuk ka qenë krejtësisht miqësorë, pasi Prishtines i janë përjashtuar dy futbollistë me karton të kuq, njëri prej tyre portieri Alban Muçiqi.

/Gazeta Sheshi/