Hajvalia – Drita 0-0

205

Hajvalia do ti bëjë konak skuadrës së Dritës në duelin hapës të javës së 25-të në Raiffaisen Superligë. Kryqytetasit që po luftojnë për titullin e parë kampion në histori do ballafaqohen me skuadrën gjilanase që nuk po kalon në një formë të mirë, mirëpo me ambicje dhe dëshirë ti ikën zonës së ftohtë të barazhit.

90+5′ Mbyllet me barazim pa gola sfida ndërmjet Hajvalisë dhe Dritës.

90+2′ Taulant Haliti merr kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja. Drita mbetet me një futbollist më pak në fushë.

90+1′ Rast fantastik për Dritën, derisa Sejdiu i vetëm me Tahirin vendos të asistojë për Kelmendin duke shpërdoron një mundësi të artë shënimi.

85′ Miqtë janë shumë kërkues në këto minutat e fundit të ndeshjes, me ç’rast rrezikojnë përmes kundërsulmeve, i fundit që pati një mundësi të mirë ishte mesfushori Sejdiu që gjuajti mbi traversë.

78′ Kreshnik Nebiu gjuan jashtë katërkëndëshit nga afërsia pas pasimit të Da Luz.

70′ Tjetër mundësi ideale për Dritën. Zëvendësuesi Almedin Murati tregohet i ngathët para Tahirit duke mos arritur të godasë nga një pozitëshumë e volitshme.

67′ Çfarë mundësie e artë për Dritën, Shillova i vetëm me gardianin Tahiri gjuan pranë portës.

59′ Pacolli gjuan për mrekulli me kokë pas harkimit të Hamitit, por vetëm mbi portë.

53′ Harkimit të Shabanit nuk i përgjigjet mirë Hamiti, duke gjuajtur vetëm mbi portë.

46′ Fillon pjesa e dytë, vendasit janë më kërkues në drejtim të golit.

45+1′ Rast fantastik për miqtë që të marrin epërsinë e një goli në pushimin mes dy pjesëve. Shaqiri u vonua ta dërgojë topin në rrjetë pas një pasimi fantastik të Berishës brenda zonës.

40′ Pacollit i ofrohet njëmundësi e mirëshënimi brenda zonës teksa shërbehet nga Emini, mirëpo sulmuesi kryeqytetas gjuan mbi portë.

28′ Munishi ka ankesa të ashpëra tek gjyqtari kryesor Bajram Gashi, ky i fundit e paralajmëron për një përjashtim të mundshëm.

11′ Hajvalia i afrohet sërish golit, mirëpo goditjen e Da Silvas e pret për mrekulli Halimi.

10′ Shkëlqim Pacolli nuk e orienton topin siç duhet pas një tollovie në zonën mysafire, duke i lënë shifrat e pandryshuara nga fillimi i ndeshjes.

01′ Fillon ndeshje me skuadrën udhëtuese në aksion, mirëpo Emini përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase duke gjuajtur pranë portës. Ishte vetëm sekonda e 25 e ndeshjes.

Hajvalia: Tahiri, Prekazi, Gashi, Shabani, Da Silva, Pacolli, Babaj, Hamiti, Ahmeti, Da Luiz, Emini. Trajner: Ismet Munishi.

Drita: Halimi, Hashani, Haliti, Baxhuku, Tusuni, Ajdari, Sejdiu, Berisha, Shabani, Shaqiri, Shillova. Trajner: Sadat Pajaziti.