Hajvalia ‘detyron’ SuperSportin t’i paguajë faturat e rrymës të stadiumit

577

Inati që ka lidhur Hajvalia ndaj SuperSportit ka kaluar kufijtë e miqësisë mes kryesisë së klubit dhe drejtuesve të kompanisë.

Këtë e dëshmon një ngjarje interesante që ka ndodhur së fundmi.

Siç merr vesh Gazeta Sheshi, drejtuesit e Hajvalisë ia kanë dhënë SuperSportit disa prej faturave të rrymës që i përkasin objektit të stadiumit, që t’i paguajnë ato.

Kryesia e Hajvalisë pretendon se kjo kompani gjatë transmetimit të ndeshjeve shpenzon rrymë, andaj ka edhe përgjegjësi për faturat që vijnë nga KEDS-i.

Kësisoj, Hajvalia bëhet klubi i parë që detyron këtë kompani të paguajë rrymën që shpenzohet në stadium dhe jo për faktin që nuk ka para, por për shkak të inateve tashmë të krijuara.

Kujtojmë se edhe trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi kohëve të fundit ka filluar të kritikojë SuperSportin dhe kjo më së miri dëshmon për këtë ‘rivalitet’.