Hajvalia dërmon kampionin e Maqedonisë ZFK Dragon

1107

Kampioni i Kosovës në konkurencën e femrave në futboll, Hajvalia ka mposhtur me shifra bindëse 4-0, kampionin e Maqedonisë, ZFK Dragon, njofton Gazeta Sheshi.

Në duelin e zhvilluar në qytetin e Shkupit, vashat e trajnerit Emin Bajrami kanë dominuar në çdo aspekt të lojës, si rezultat i së cilës erdhën edhe katër golat.

Qëndresa Krasniqi, Edona Krasniqi, Agnesa Rexha dhe Xhemile Berishe ishin realizatore në këtë përballje kampionësh.

Kujtojmë që Hajvalia është fituese e kampionatit dhe kupës në futbollin kosovar, derisa njëherit është skuadra e parë në histori që do garojë nga gara europiane.

/Gazeta Sheshi/