Guardiola trondit Interin

130
Pep Guardiola e dëshiron Samir Handanivicin në Manchester City.

Trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola qysh tash ka bërë listën e futbollistëve të cilët do t’i transferojë gjatë verës së ardhshme.

Përvec emrave të mëdhenj në mbrojtje, mesfushë dhe sulm, ai ka menduar edhe për një portier.

Corriere dello Sport shkruan se, portieri i Interit, Samir Handanovic është dëshira kryesore e tij, pasi edhe slloveni dëshiron të luaj në një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve, pozitë të cilën Interi e ka rrezikuar me paraqitjet jo të mira në ndeshjet e fundit.