Guardiola transferon këtë futbollist (FOTO)

213

Manchester City është afër që të nënshkruajë me një tjetër lojtar këtë verë, ai është talenti gjerman i Schalkes, Leroy Sane.

Të dielën Schalke i dha ultimatum skuadrës së Pep Guardiolës se nëse duan lojtarin, duhet të përfundojnë marrëveshjen para se klubi gjerman të udhëtojnë për në Austri për parasezon.

Marrëveshja duket të jetë afër, madje Goal.com shkruan se lojtari tashmë gjendet në Mançester pasi Sane është fotografuar në hotelin ‘Radisson Blu’ në Mançester – ashtu siç bëri muaj më parë edhe transferimi tjetër, Ilkay Gundogan.