“Guardiola kurrë nuk do ta ketë suksesin e Barcelonës”

116

Ardhja e Pep Guardiolas në krye të stolit të Manchester City-t, pa dyshim ka ngritur rivalitetin në ishull. Madje ai ka shkuar në masë të madhe sa edhe vetë legjenda skoceze Sir Alex Ferguson ka komentuar për ardhjen e spanjollit në Ligën Premier, gjatë një interviste dhënë Sky Sport, transmeton Gazeta Sheshi.

“Pep mund të ketë sukses, mirëpo asnjëherë nuk do arrij ta bëjë atë të cilën e bëri me Barcelonën. Ata ishin më të mirë, ndërkohë në Premier Ligë gjërat janë më ndryshe. Çdo trajner i ri e thotë këtë më së miri, pyetni Wengerin dhe Mourinhon kur erdhën këtu”, ka thënë Fergi.

Ferguson ishte përballur dy herë me Guardiolan në finalen e Ligës së kampionëve, gjatë vitit 2009-2011, dhe kishte pësuar disfatë në dy takimet.

/Gazeta Sheshi/