Guardiola kryen transferimin e parë te City

191

Ilkay Gundogan do të transferohet në Manchester City, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori i Borussia Dortmundit kërkohet nga menaxheri i ardhshëm i “Citizens”, Pep Guardiola.

Dhe, tabloidi britanik “The Sun” raporton se ekziston një marrëveshje mes dy klubesh ku City është i gatshëm të paguajë 34 milionë euro për transferimin e tij.

Marrëveshja mund të finalizohet në javët e ardhshme.