Guardiola ka përgatitur Bayernin për gjithçka, por jo për të luajtur edhe me nga dy topa

125

Gazetari i njohur spanjoll Tomás Guasch ka analizuar dy sfidat e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve dhe ka dhënë verdikte mjaft interesante. Madje ai ka ironizuar me hedhjen e dy topave në fushë gjatë duelit të fundjavës në Vicente Calderon, me ç’rast Atletico Madrid ishte në gjendje të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të fituar, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

“Guardiola ka përgatitur Bayernin për gjithçka, por jo për të luajtur edhe me nga dy topa”, ka shkruar në kolumnën e tij Guasch.

Bayerni do jetë rival i skuadrës së Atletico Madrid-it të mërkurën mbrëma në Vicente Calderon, deri sa një improvizim i tillë është supozuar të ndodh edhe këtë mbrëmje vetëm e vetëm pë të kaluar tutje.

/Gazeta Sheshi/