“Guardiola do ta fitojë Premier Ligën shumë lehtë”

153

Jan Kirchhoff beson se Pep Guardiola do ta ndryshojë Premier Ligën me ardhjen e tij si menaxher i Manchester Cityt në sezonin e ri, derisa ka shtuar se strategu spanjoll do ta fitojë shumë lehtë titullin.

Trajneri i Bayern Munichut sivjet synon titullin e tretë të Ligës së Kampionëve ndërsa në fund të sezonit ai pritet të fillojë punën si menaxher i “Qytetarëve”.

Ish-mbrojësi i Bayernit, Kirchhoff, i cili tani luan për Sunderlandin, është i bindur se Guardiola shumë shpejtë do të jetë kampion i Anglisë.

“Pep Guardiola do ta fitojë ligën dhe do ta ndryshojë atë siç nuk e keni parë kurrë më parë”, ka thënë Kirchhoff për The Guardian.

“Jam plotësisht i sigurt. Ai do ta krijojë një ekip të madh te Manchester City dhe do ta fitojë ligën pa ndonjë problem. Do të shihni një stil tjetër të lojës”.