Guardiola dëshiron ti rrëmbejë Barcelonës lojtarin

125

Trajneri i ardhshëm i Manchester City-t duket se e ka projektuar skuadrën e tij të ardhshme se si do të duket, deri sa në planet e tij mund të ndërhyjë ish-skuadra e tij Barcelona e cila është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të ri anglez John Stones, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

Siç ka raportuar Mirror tashmë citizens ishin refuzuar nga skuadra e Evertonit për Stones, mirëpo nuk mund ti thonë jo edhe një tjetër ofertës prej 40 milionë eurove.

Ndërkohë, City përveq Barcelonës rival të denjë për ti siguruar shërbimet e anglezit do të jetë edhe Manchester United, rivali i përbetuar që gjithashtu është futur në garë për të.

Mbetet të shihet se ku do të përfundoj historia Stones sezonin e rradhës, me një të sigurtë që qendërmbrojtësi tashmë do largohet nga Everton.

/Gazeta Sheshi/