Grushte dhe shqelma gjatë një ndeshje futbolli në Shqipëri

117

Ndeshja në Cërrik, midis Turbinës vendase dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, më shumë se një ndeshje futbolli, ka qenë një arenë boksi dhe sharjesh nga më të larmishmet që vinin nga tribuna e stadiumit, Siç shikohet edhe në këtë video, lojtarë të ekipit vendas kanë dhunuar lojtarët miq, të frymëzuar edhe nga kori i tifozëve që shanin nga nëna dhe motra….

Lojtarët përleshen në një sherr masiv me njëri-tjetrin duke shkaktuar një situatë kaotike në fushë. Trajneri mik Gerd Haxhiu proteston ashpër duke kërkuar nga delegati që ndeshja të mos vijojë më. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, situata i rikthehet normalitetit, në një kohë që arbitri nuk ndëshkon asnjë prej lojtarëve me karton të kuq, pavarësisht sherrit dhe goditjeve mes tyre.