Grillitsch e merr çmimin e lojtarit të ndeshjes Ukrainë – Austri

72

Austria i është bashkuar Holandës, në fazën tjetër të Kampionatit Evropian, nga Grupi C.

Austria, e ka mposhtur me rezultat minimal Ukrainën 1:0, por të mjaftushëm për t’u kualifikuar tutje.

Golin e vetëm për austriakët dhe vendimtar për kalimin tutje e ka shënuar Christoph Baumgartner, i asistuar nga David Alaba.

Pas ndeshjes lojtari i ndeshjes është zgjedhur Florian Grillitsch, i cili ishte më meritori për kualifikimin tutje të austriakëve.

/Gazeta Sheshi/