Griezmann është ”frika” e madhe e gjermanëve, kjo është arsyeja e fuqishme

152

Gjermania dhe Franca e zhvillojnë nesër ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian.

Të dy kombëtaret do të përballen me fillim nga ora 21:00.Pritet të jetë një finale para finales ndeshja e nesërme.

Griezmann do të jetë sërish në qendër të vëmendjes, teksa dueli mes Gjermanisë dhe Francës është vetëm një ditë larg.

Gjermanët janë skuadra ndaj së cilës Griezmann ka shënuar më shumë me kombëtaren franceze.

Sulmuesi i Barcelonës ka luajtur një rol të madh me “Gjelat”, teksa ka gjetur 10 herë rrugën e rrjetës dhe dhënë 14 asiste nga 2016-ta dhe deri tani.