Graniti kujton fëmijërinë me Taulantin

108

Ylli i skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook, në të cilën shihet së bashku me vëllaun e tij Taulantin, transmeton Gazeta Sheshi.

Kohë më parë Graniti kishte postuar një fotografi me nënën e tij, derisa është futur në librin e arkivit dhe ka gjetur albumin e fëmijërisë, duke postuar edhe këtë foto me Taulantin.

Ndoshta kjo pas shkrimit të prestigjiozes France Football, e cila e kishte quajtur ndeshje vëlla-vrasëse, duelin ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet në Kampionatin Europian.

/Gazeta Sheshi/