Google “injoron” Juventusin

194

Kompania Google as që e ka vrarë mendjen për ankesën e një viti më parë nga ana e Juventusit. Nëse do kërkoni në Google Maps shprehjen… “ik p*****” destinacioni i rradhës do të jetë “Juventus Arena”. Kjo nuk është asnjë shaka dhe sigurisht se mund ta provoni edhe ju një gjë të tillë.

Juventusi ka kërkuar sqarim nga kjo anomali që të korrigjohej, por tashmë është mbushur një vit dhe ende “Juventus Stadium” gjendet vetëm po të kërkosh atë shprehje banale.

Reagimi – Nga ana e tij, Google shprehet se stafi i programuesve po zhvillon një punë intensive për të evituar të gjitha gabimet në sistem dhe shumë shpejtë çdo gjë do t’i kthehet normalitetit.