Goli i Alisson Becker nën komentimin e gazetarit brazilian e bën edhe më të vlefshëm se sa është

441

Alisson Becker ishte padyshim heroi i Liverpoolit në xhiron e 36-të në Ligën Premier.

The Reds ishin duke barazuar 1-1 me West Bromin deri në sekondat e fundit të takimit, mirëpo më pas ndodhi e paimagjinueshmja.

Ishte minuta e 90+5-të, kur Alisson Becker iu bashkua bashkëlojtarëve të tjerë për të tentuar që të shënonin golin që u sillte tre pikë.

Nga një harkim prej këndit nga Trent Alexander-Arnold, pikërisht topi shkoi në kokën e portierit brazilian që e futi me sukses atë në rrjetë.

Komentuesi brazilian që po e ndiqte ndeshjen, bëri një përshkrim fantastik të golit të shënuar nga bashkëkombësi i tij, e që e përshkroi si diçka historike dhe ikonike.